KFC
KOSOVËLAJME

Paralajmërohet tërheqja: Mbrojtja e Thaçit në vështirësi, nuk ka mjete për pagesën e avokatëve

Ish-Presidenti Hashim Thaçi shumë shpejt mund të mbetet pa avokatin e tij kryesor Gregory Kehoe. Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi të cilët po e mbrojnë në rastin e tij në Hagë, përmes një mocioni kanë paralajmëruar tërheqjen nga kjo detyrë.

Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

Medi

“Mbrojtësi kryesor i z. Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Bashkë-Avokati Joe Reeder, së bashku me bashkëpunëtorët ligjorë , dhe anëtarët e ekipit mbështetës të punësuar nga Greenberg Traurig, P.A. (“Anëtarët e ekipit mbështetës të Greenberg”), paraqisni këtë mocion për t’u tërhequr në pajtim me nenin 16(2)(b) të Direktivës së Dhomave të Specializuara të Kosovës për avokatët.” – thuhet në mocion.

Tutje aty specifikohet arsyeja, e që del të jetë mos pagesa e avokatëve.

“Z. Thaçi ka dështuar të përmbushë një detyrim ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, të Greenberg Legal Associates, dhe Anëtarët e Ekipit Mbështetës të Greenberg, dhe z. Thaçi i është dhënë një paralajmërim”. – thuhet aty.

Tutje në këtë mocion sqarohen detaje shtesë se si mund të vazhdohet mbrojtja e z.Thaç në Hagë.

Në bazë të nenit 21(4)(e) të Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar (“Ligji”), z. Thaçi ka të drejtë të “mbrohet përmes një avokati specialist të zgjedhur prej tij; të informohet, nëse ai ose ajo nuk e bën këtë, të ketë ndihmë juridike për këtë të drejtë; dhe t’i caktohet një Këshilltar Special ose atë, në çdo rast kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë dhe pa pagesë prej tij, ose ajo në çdo rast të tillë nëse ai ose ajo nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar për të.” – citohet ligji për Dhomat e Specializuara.

Gregory Kehoe u emërua Këshilltar Drejtues nga Sekretari për të përfaqësuar z. Thaçi më 25 maj 2021.

Ndryshe, pagesat për mbrojtësit e të akuzuarëve në Hagë mbështeten nga buxheti i shtetit. “Qeveria siguron mjetet e caktuara për mbrojtjen juridike të përcaktuar me këtë Udhëzim Administrativ dhe bashkëpunon me Kuvendin” – thuhet në udhëzimin administrativ për këtë çështje.

Kohëve ë fundit kanë qarkulluar ide, që buxheti të përkufizohet në shifra “tavan”. Nëse kjo iniciativë e MD jetësohet, problemet për pagesat e mbrojtësve do të shtohen sipas njohësve.

Weelnes