KOSOVËLAJME

Paralajmëron Elezi: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, sinjal se po rikthehet eskalimi i situatës në veri!

Mbrëmjen e së hënes është djegur vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

E njëjta ishte kërcënuar kohë më parë ndërsa arsyet e djegies së veturës ende nuk dihen.

Roadside
Market Florenti

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Market Florenti
Koha
Florenti Company
Market Florenti

Elezi tha se ky është një sinjal se eskalimi i situatës së sigurisë po rikthehet në veriun e Mitrovicës.

 

 

Ai tha se kjo është një dëshmi se serbët lokalë të cilët po mbështeten nga Beogradi dhe Moska janë të gatshëm të cënojnë sigurinë e secilit person i cili është lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket rastit të një dite më parë ku është djegur vetura e nënkryetares së Leposaviqit është një sinjal se eskalimi i situatës së sigurisë po rikthehet në veriun e Mitrovicës dhe është një paralajmërim se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me qasje koherente për të patur një mundësi të re, pa dhunë, dhe mundësi për t’u zgjidhur problemet përmes rrugëve të dialogut. Kjo është edhe një dëshmi se serbët lokalë të cilët po mbështeten nga Beogradi dhe Moska zyrtare janë të gatshëm për të cënuar sigurinë e secilit person apo grup të cili janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”

 

 

“Ky akt mund të themi se vërtet është një shqetësim serioz për rikthimin e situatës së rëndë të sigurisë dhe për riorganizimin e grupeve kriminale terroriste në veriun e Mitrovicës dhe të njëjtat po motivojnë serbët lokalë duke përçuar mesazhe se ato janë aty dhe asnjë qytetar serb i cili dëshiron të bashkangjitet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të jetë lojal ndaj ligjeve të vendit do të pasoja të ngjashme siç ka ndodh me rastin e nënkryetares. Mund të themi se ky akt e bën situatën e sigurisë të rëndë dhe po ashtu e mban në diskutim akoma situatën e sigurisë” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje u shpreh se ky sulm. para takimit në Bruksel, tregon qartë se Veriu se veriu është zonë e pasigurtë.

 

 

Elezi tha se Beogradi zyrtar para çdo takimi të rëndësishëm, që ka patur Kosova, ka bërë veprime të ngjashme.

“Ky sulm para takimit të kryenegociatorëve në Bruksel dëshiron të tregojë qartë se akoma Veriu i Mitrovicës është zonë e pasigurtë dhe se problemet në kete zonë do  të zgjidhen vetëm duke iu dhënë të drejtat apo Asociacionin siç kërkojnë serbët. Mund të themi se Beogradi zyrtar para çdo takimi të rëndësishëm që ka patur Kosova ka bërë veprime të ngjashme sepse vetëm me eskalimin e situatës së sigurisë ato janë partnerë në tavolinë duke e frikësuar Bashkimin Evropian dhe faktorë të tjerë të sigurisë se serbët lokalë dhe grupet terroriste dhe kriminale në veriun e Mitrovicës kanë nën kontroll zonën dhe janë faktorë të sigurisë në rajon andaj të njëjtit duhet të kenë pozicionin e duhur në të kundërtën situata e sigurisë në Kosovë do të eskalojë.Ne si institucione të Republikës së Kosovës duhet urgjentisht që të isgurojmë të gjitha informacionet e nevojshme dhe personat të cilët kanë kryer këtë akt të vendosen para përgjegjësisë” deklaroi Elezi.