Active 2
KOSOVËLAJME

Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra nga Serbia, një person arrestohet ndërsa tjetri në arrati

Dy automjete me targa serbe janë ndaluar duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës, shkruan Mitropol.

Zyrtarët e TASK FORC-së, kanë njoftuar edhe njësitet tjera përfshirë ato të doganës se po dyshohej se me ato automjete po kryhej kontrabandë me mallra.

Medi

“Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve doganore që ishin me uniformë dhe veturë zyrtare.  Është arritur të ndalet vetëm njëra veturë me drejtues të dyshuarin V.B., i moshës 36 vjeçar shtetas i Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Teksa automjeti tjetër me drejtues të dyshuarin: F.M., ka arritur të largohet në drejtim të pa njohur duke shkaktuar disa aksidente.

“Në koordinim me organet e drejtësisë janë kontrolluar lokali edhe shtëpia e të dyshuari në Hajvali-Prishtinë, ku është hasur mall (pajisje elektrike) me origjinë serbe, që dyshohet të jetë futur në vendin tonë si kontrabandë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Teksa ndaj të arrestuarit është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh.

 

Active