Aurora Group
KOSOVËLAJME

Parandalohet një rast i kontrabandës në Leposaviq, arrestohen dy të dyshuar

Jo të rralla janë bërë së fundmi rastet e kontrabandave në pikat kufitare, e të cilat në të shumtën e rasteve Policia e Kosovës arrin t’i parandalojë, shkruan Mitropol.

Kështu ndodhi ditën e djeshme në Leposaviq, ku Policia e Kosovës parandaloi një rast të kontrabandës.

Medi

“Janë arrestuar dy të dyshuar nje mashkull kosovar dhe nje mashkull me shtetesi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është në procedurë hetimore.

Weelnes