Parlamenti i Ukrainës: Na u pranua aplikimi në BE me procedura të përshpejtuara

Nga Parlamenti i Ukrainës kanë njoftuar se u është marrë parasysh dhe u është pranuar aplikimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, me procedurë të përshpejtuar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të flasë sot para eurodeputetëve. Kuvendi atje njofton se është pranuar edhe dokumenti i nënshkruar nga Presidenti, për anëtarësim në BE.
“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian”.







