Medi
LAJME

Pas 162 orësh nën rrënoja, FSK-ja arrin të shpëtojë dy persona në Turqi

Tërmeti i cili goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë, si një nga tërmetet më të fuqishme në 100 vitet e fundit, shkaktoi deri në 33 mijë vdekje e shumë njerëz të tjerë mbetën nën rrënoja.

Të gjendur në një situatë të tillë, popullit turk i dolën në ndihmë shumë vende ndër ta edhe Kosova, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

Kosova ka dërguar në Turqi ekipin e kërkim-shpëtimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për t’i dalë në ndihmë popullit turk.

Siç është bërë e ditur, ushtarët e FSK-së që gjenden në Turqi, kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë nxjerrë edhe dy persona nga rrënojat.

Personat e shpëtuar janë të moshës 13 dhe 50 vjeçare. Dy personat kishin qëndruar nën rrënoja për 162 orë.

Koha