Dukato 2
02LAJME

Pas 4 dekadash në shërbim të qytetarëve, Dr. Shabani kandidon për Asamblenë Komunale

 

Xhevdet Shabani është një nga kandidatët për Asamble Komunale në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Active

Shabani është një nga mitrovicasit i cili ka dhënë kontribut të madh për qytetin duke shërbyer tash e afro 4 dekada si mjek e farmacist.

Përvojën dhe integritetin e tij, Shabani tani ka vendosur t’i vë në shërbim të qytetit edhe në një dimension tjetër.

Ai synon ta bëjë këtë përmes përfaqësimit në Asamblenë Komunale të Mitrovicës, në kuadër të LDK-së.

I njohur për korrektësinë dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj komunitetit, Dr. Shabani thekson se kandidimi i tij udhëhiqet nga vullneti për të ndërtuar një Mitrovicë më të drejtë, më të zhvilluar dhe me shërbime më cilësore për çdo qytetar.

Xhevdet Shabani mban numrin 14 në listën e LDK-së.

Premium Store