Aquapark 1
02

Pas 42 vitesh punë me nder e profesionalizëm pensionohet punëtorja e dalluar e “Trepçës” – Nazmije Nimani

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme 42-vjeçare në administratën e “Trepçës”, pensionohet punëtorja e dalluar Nazmije Nimani.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Nimani është dalluar për përkushtim, profesionalizëm dhe korrektësi të lartë në punë. Ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e proceseve administrative të ndërmarrjes, duke qenë gjithmonë një shembull i punëtores së përkushtuar dhe përgjegjëse.

Weelnes

Kolegët e saj e vlerësojnë për ndershmërinë, bashkëpunimin dhe qasjen pozitive ndaj punës, ndërsa kontributi i saj do të mbetet i paharruar në kujtesën e stafit të “Trepçës”.

Aquapark 2