Aurora Group
KOSOVËLAJME

Pas alarmit të rrejshëm lirohet për qarkullim stacioni i autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 14:00 ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Mirëpo, ky alarm po del të jetë i rrejshëm.

Market Florenti

Nga Stacioni i Autobusëve kanë konfirmuar për Indeksonline se stacioni tanimë është liruar për qarkullim.

Kujtojmë se paraprakisht ishin evakuuar të gjithë udhëtarët dhe personeli i Stacionit të Autobusëve.

Koha