Dukato 2
02LAJME

Pas aprovimit të buxhetit, Islami: Rikandidoj për Asamblenë Komunale, për të vazhduar punën me transparencë

 

Sot është aprovuar Buxheti Komunal për vitin 2026, si dhe parashikimet për vitet 2027 dhe 2028, shkruan Mitropol.

Active

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami tha se gjatë këtij mandati ka pasur privilegjin dhe përgjegjësinë të adresojë e finalizojë pesë buxhete komunale.

Ajo falënderoi anëtarët e Asamblesë Komunale, kryetarin, nënkryetarin, drejtorët e drejtorive dhe stafin e drejtorisë për bashkëpunim dhe përkushtim.

“Buxheti është instrumenti kyç i zhvillimit, përmes tij fillon planifikimi për infrastrukturë moderne, shkolla më të mira, shëndetësi më cilësore dhe investime të qëndrueshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve,” u shpreh Islami.

Postimi i plotë:

Sot u aprovua Buxheti Komunal për vitin 2026 dhe parashikimet për vitet 2027 dhe 2028.

Si Drejtoreshë për Buxhet dhe Financa gjatë këtij mandati qeverisës, pata privilegjin dhe përgjegjësinë të adresojmë dhe finalizojmë pesë buxhete komunale.
Falënderoj të gjithë anëtarët e Asamblesë Komunale për bashkëpunimin, si dhe kryetarin, nënkryetarin dhe drejtorët e drejtorive për frymën ekipore me një qëllim të përbashkët të jemi sa më afër qytetarëve.
Një falënderim i veçantë edhe për stafin e drejtorisë për punën dhe përkushtimin e tyre.

Buxheti është instrumenti kyç i zhvillimit përmes tij fillon planifikimi për infrastrukturë moderne, shkolla më të mira, shëndetësi më cilësore dhe investime të qëndrueshme që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

✅ Me këtë përvojë dhe me bindjen e plotë se puna ime ka sjellë rezultate konkrete, rikandidoj për Asamblenë Komunale, për të vazhduar punën me transparencë, përkushtim dhe vizion për të ardhmen.

1️⃣9️⃣1️⃣ Arian Tahiri ✅
3️⃣ Igballe Islami ✅

Active 1