Premium Store
02LAJME

Pas darkës në shtëpinë e të moshuarve, Lushtaku dhe Nura vizitojnë babain e Hashim Thaçit në Burojë

Sami Lushtaku dhe Fadil Nura po e vazhdojnë turin e vizitave në natën e vitit të ri, shkruan Mitropol.

Pas vizitës në shtëpinë e të moshuarve, Lushtaku dhe Nura kanë vizituar babain e Hashim Thaçit në Burojë të Skënderajt.

Aurora Group

Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka uruar që viti 2023 të jetë viti i drejtësisë për bashkëluftëtarët e tij, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Postimi i plotë:

Urimet më të mira edhe për Bacën Haxhi Thaçi, babain e Presidentit Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri 2023.

Urojmë që viti 2023 të jetë vit i drejtësisë për bashkëluftëtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarët e tjerë të cilët padrejtësisht po mbahen prapa grilave në Hagë.

Gëzuar e shëndet Baca Haxhi!
SL

Weelnes