Dukato 2
KOSOVËLAJME

Pas deklaratës të Abdixhikut, reagon Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, për deklaratën e tij në të cilën i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta lidh atë.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Bislimi ka thënë se Abdixhikun e kupton mirë, por se nuk e ndihmon dot.

Active 1

“Ajo që ndodhi ishte se kur deputeti po shpjegonte se si me saktësi ka parashikuar dhe i ka ditur të gjitha zhvillimet. Unë i impresionuar e pyeta kryeministrin Albin Kurti se mos vallë e di edhe kohën kur do të përfundojë edhe lufta në Ukrainë, dhe nuk po na tregon. Sa i përket komentit të tij për lidhje ose zgjidhje, duke e njohur mirë deputetin e nderuar, Abdixhikun, dua vetëm të konkludoj se e kuptoj shumë mirë se bashkëndjejë me të por nuk e ndihmojë dot”, ka thënë Bislimi.

Weelnes