Premium Store
02LAJME

Pas dhjetera vitesh kontribut ne laboratoret e Trepçes, pensionohet Faik Hajdari

Pas dekadash të tëra pune dhe kontributi profesional, Faik Hajdari ka shënuar 65-vjetorin e lindjes dhe pensionimin, duke përmbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij të lidhur ngushtë me Trepçën dhe industrinë minerare në vend, shkruan Mitropol.

Përmes një postimi emocional të bërë publik nga e bija e tij, Florentina Hajdari Hajra, është vlerësuar rrugëtimi jetësor dhe profesional i babait të saj, i cili për vite me radhë ka qenë pjesë e laboratorëve të Trepçës, aty ku preciziteti, disiplina dhe profesionalizmi ishin standard i përditshëm.

Medi

Në këtë mesazh, Trepça përshkruhet jo vetëm si vend pune, por si pjesë e pandashme e jetës së Faik Hajdarit. Laboratori, sipas familjes, ishte hapësira ku ai dha dijen, pasionin për kiminë dhe përkushtimin e një profesionisti të rrallë, duke ndërtuar një emër të respektuar mes kolegëve dhe brezave që kanë punuar me të.

Postimi sjell në vëmendje edhe dimensionin njerëzor dhe atdhetar të jetës së tij. Sakrificat e së kaluarës, përfshirë plagë që sot janë shëruar vetëm fizikisht, mbeten pjesë e kujtesës familjare dhe dëshmi e një kohe të vështirë, ku kontributi për vendin ka pasur edhe kosto personale. Sot, këto përjetime përmenden më shumë si histori që tregohen, sesa dhimbje që ndihen, duke reflektuar forcën dhe qëndrueshmërinë e tij.

Me daljen në pension, jeta e Faik Hajdarit hyn në një fazë të re. Siç përshkruhet në postim, ditët nuk nisin më me alarmin e punës, por me nipat dhe mbesat, ndërsa laboratori është zëvendësuar me kosheret e bletëve. Megjithatë, përkushtimi dhe kontrolli i cilësisë mbeten të pandryshuara, duke dëshmuar se disa pasione dhe disa vlera nuk dalin kurrë në pension.

Familja e Faik Hajdarit shpreh dashurinë dhe krenarinë e thellë për të, duke e cilësuar si shembull të punës së ndershme, dinjitetit dhe përkushtimit njerëzor, vlera këto që mbeten trashëgimi për brezat që vijnë./Mitropol/

Active