Medi
02LAJMESPORT

Pas hapjes së afatit kalimtar në Superligën e Kosovës në Basketboll, Trepça mund të llogaris në Musab Malën

Afati kalimtar për klubet në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketbtoll ka filluar nga dita e sotme, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Me këtë shkak edhe Musab Mala i ardhur nga KB Rahoveci në KB Trepça ka të drejtën që të zhvilloj ndeshjet për “Minatorët” dhe të jetë pjesë e ekipit, shkruan “Mitropol”.

Active 1

Mala erdhi me bujë të madhe tek Trepça duke përforcuar ekipin dhe duke shtuar numrin e lojtarëve vendor në roster.

Mala edhe në të kaluarën ishte paraqitur për Trepçën gjersa së fundmi djersiti fanellën e Rahovecit./Mitropol/

Koha