KOSOVËLAJME

Pas Mitrovicës së Veriut edhe komuna e Zubin Potokut do të fillojë procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Komuna e Zubin Potokut së shpejti do të fillojë procedurat për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Roadside
Market Florenti

Këtë e ka konfirmuar për Radio Dukagjinin, kryetari i kësaj Komune, Izmir Zeqiri i cili tha se kërkesa fillimisht do të jetë si pikë e rendit të ditës në Kuvendin komunal të Zubin Potokut që do të mbahet më 26 qershor, e më pas do dërgohet zyrtarisht edhe tek Asociacioni o Komunave të Kosovës

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Sipas informacioneve të Radio Dukagjinit, edhe Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut do të mblidhet më 30 qershor, ku si pikë e rendit të ditës, do të jetë kërkesa e kryetarit Erden Atiç, që Mitrovica e Veriut t’i bashkohet bashkësisë që përfshinë të gjitha komunat e Kosovës.

Një kërkesë zyrtare Atiç më 31 maj i kishte dërguar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ndërkohë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se fillimisht Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut duhet të marrë vendim që do të bëhet pjesë e Asociacionit.