KOSOVËLAJME

Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, reagon Peci: Publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha”, ka thirrur konferencë për media për demantimin e ‘shpifjeve’ të tij.

Market Florenti
Roadside

Peci në Facebook ka publikuar një dokument të vitit 2019, për të dëshmuar se si në Qeverinë, Haradinaj i ishte refuzuar aplikimi për grant kësaj kooperative.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”. Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi ministri Peci.