Pas propagandës serbe për policët në veri, Policia i demanton me një komunikatë: Serbët i trajtojmë baras

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për situatën në Veri, ku thuhet se situata atje po vazhdon të jetë e njëjtë. PK njofton se rrugët për në Jarinjë e Bërnjak po vazhdojnë të mesin të mbyllura.
“Situata e sigurisë në veri të vendit edhe sot vazhdon të jetë e njëjtë që nga vendosja e barrikadave nga grupet kriminale, po ashtu edhe dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura tanimë për arsye të njohura, pasi që grupet kriminale po pengojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të mallrave”, thuhet në komunikatë.








