Pas raportimeve të MITROPOL, Policia e Kosovës inspekton edhe autobusët e linjës Mitrovicë- Prishtinë

Ditë më parë Mitropol raportoi për shkeljen e masave anti covid-19 nga kompanitë e autobusëve që operojnë në linjën Mitrovicë- Prishtinë.

Teksa pikërisht gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës njoftoi për inspektimet e kryera në autobusët që veprojnë në këtë linjë.
Postimi i plotë:
Policia në Rajonin e Mitrovicës së Jugut në zbatim të masave kundër Covid -19
Mitrovicë, 01 shtator 2021
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me angazhime të shtuara është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.
Në zbatim të masave dhe reagim në bazë të Ligjit per parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, zyrtarët policorë po veprojnë gjithnjë në përputhje me autorizimet, duke realizuar kontrollet në rrugë, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban.
Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në rajonin e Mitrovicës së Jugut nga zyrtarët policor, janë shqiptuar 408 gjoba ndaj personave fizik si dhe 09 (nëntë) gjoba operatorëve ekonomik.
Policia apelon tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat e parapara për parandalimin dhe luftimin pandemisë Covid-19 .








