Pas raportimeve të MITROPOL ujësjellësi sanon prishjet që kishin ndodhur në disa pjesë të qytetit

MITROPOL gjatë natës së mbrëmshme raportoi për disa prishje që kishin ndodhur në tubacionet e ujit brenda qytetit të Mitrovicës.
Prishja kryesore kishte ndodhur në afërsi tek Mega market Florenti në rrugën “Mbretërsha Teuta”, teksa menjëherë pas raportimit të MITROPOL ujësjellësi ka dalur në teren dhe ka sanuar problemin.
Në anën tjetër nga ana e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, qytetarët njoftohen se kompanitë teknike kanë kryer punime teknike në disa pjesë të Mitrovicës:
“Ndrrimin e valvules ne Fshatin Reke me ç’rast eshte rikthy furnizimi me uje te pijes.
Saldim i gypit te qelikt 200mm ne Stan Terg.
Sanimi i rrjedhjes tek “Mega Florenti” dhe eshte kthy furnizimi me uje te pijes per banoret e lagjes.
Veç ketyre intervenimeve ka pasur edhe intervenime tjera te cilat jane sanu gjate dites por te cilat nuk kan ndiku ne furnizimin me uje te pijes.”, shkruhet në njoftim.
MITROPOL vazhdon t’i inkurajojë qytetarët t’i raportojnë shqetësimet e tyre në mënyrë që atyre bashkarisht t’iu gjejmë zgjidhje. /Mitropol/







