Pas raportimit të MITROPOL fillon të mirëmbahet reparti i Covid-19 në spitalin e Mitrovicës

Ditë më parë Mitropol kishte raportuar për mbeturinat që e kishin kapluar repartin e Covid-19 në spitalin e Mitrovicës.
Shportat e mbushura me mbeturina nuk zëvendësoheshin fare nga personat përgjegjës duke ndikuar kështu që shumica e mbeturinave të mbesin jashtë shportës.
Pas raportimit të MITROPOL, personat përgjegjës kanë filluar të përkujdesen për qeset e mbeturinave duke i zëvendësuar ato në momentin që mbushen me mbeturina.

Qytetarët njoftojnë se pas raportimit të MITROPOL, qeset e shportave po zëvendësohen nga dy tre here në ditë.

Mitropol është adresa kryesore për raportimin e shqetësimeve të qytetarëve mitrovicas dhe jo vetëm. /Mitropol/








