KFC
02LAJME

Pas raportimit të Mitropol, Komuna reagon dhe angazhon kompanitë për pastrimin e rrugës në Kçiq të Vogël

Pas raportimit të Mitropol lidhur me gjendjen e rënduar të rrugës në fshatin Kçiq i Vogël, Komuna ka reaguar duke angazhuar kompanitë përgjegjëse për pastrimin dhe hapjen e rrugës nga bora dhe akulli.

Rruga, e cila kishte qenë pothuajse e pakalueshme për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, kishte shkaktuar vështirësi serioze për banorët e zonës, duke rrezikuar qarkullimin dhe sigurinë e tyre.

Aurora Group

Menjëherë pas adresimit të shqetësimit nga banorët përmes raportimit të Mitropol, institucionet komunale kanë ndërmarrë hapa konkretë, duke angazhuar kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, të cilat kanë nisur punën për pastrimin e rrugës dhe largimin e akullit si dhe kriposjen e rrugës.

Ky reagim vjen si dëshmi e rëndësisë së adresimit në kohë të problemeve lokale dhe e rolit të medias në përcjelljen e shqetësimeve qytetare deri në institucionet përgjegjëse.

Mitropol do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe të raportojë për çdo zhvillim të ri, duke mbetur i përkushtuar në pasqyrimin e zërit të qytetarëve dhe kërkesave të tyre legjitime.

Weelnes