
Gjatë natës së mbrëmshme në shumicën e qyteteve të Kosovës pati reshje të theksuara të borës, shkruan Mitropol.
Këto reshje ndikuan që një numër i madh i komunave të zihen në befasi, dhe rrjedhimisht rrugët të bëhen të pakalueshme.
Mirëpo, kjo nuk i ndali përgjegjësit e institucioneve të nisin punën për pastrimin e rrugëve.

Komuna e Skënderaj, ka angazhur sot kompaninë përgjegjëse për pastrimin e rrugëve në këtë komunë.
Ata theksojnë se pas intervenimit të gjitha rrugët janë të kalueshme. /Mitropol/







