Pas shumë vitesh Këshilli i Nxënësve në Gjimnazin “Frang Bardhi”, do të udhëhiqet nga një vajzë

Sot në gjimnazin “Frang Bardhi”, janë mbajtur zgjedhjet për kryesi të nxënësve, njofton Mitropol.
Për të parin e gjimnazit garuan dy kandidatë: Aurelë Gashi dhe Diamant Rama.
Të dy kandidatët kanë paraqitur programin e tyre para përfaqësuesve të 41 klasave të kësaj shkolle, ndërsa fitoren në fund e mori nxënësja Aurelë Gashi.
Në këtë proces ishin të pranishëm edhe profesorët e ndryshëm të gjimnazit të Mitrovicës. /Mitropol/








