Pas spekulimeve se konkursi do të anulohet, reagojnë përfaqësuesit e KEK: Konkursi nuk do të anulohet

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se konkursi i shpallur nga KEK për 150 vende pune do të anulohet pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruan Mitropol.
Mirëpo pak minuta më parë përfaqësuesit e kësaj korporate njoftuan se konkursi nuk do të anulohet.
Nga KEK theksojnë se konkursi është shpallur duke zbatuar rregullat dhe ligjin, si i tillë nuk do të anulohet.
Njoftimi nga KEK:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) bënë thirrje që urgjentisht të ndalen dezinformimet dhe askush të mos e keqpërdor emrin e KEK-ut për qëllime personale e politike.
Për informimin e opinionit, konkursi është hapur konformë nevojave të korporatës dhe vendimi është marr duke respektuar të gjitha procedurat e brendshme dhe ligjet në fuqi!
KEK siguron opinionin se konkursi do të zbatohet me përpikëri deri në pranimin e punetoreve sipas kritereve te parapara në shpalljen publike!








