Pas vendimit për hapjen e terminalit doganor në Trepçë reagon Agim Bahtiri: Na presin ditë të mira në katër vitet e ardhshme

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave ka marrë vendim që Terminali Shtetëror Doganor të hapet në Trepçë, shkruan Mitropol.
Autorizimin për hapjen e Terminalit Shtetëror Doganor në Trepçë e ka dhënë Ministri Hekuran Murati.
Pas këtij vendimi ka reaguar Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka theksuar se ky është vetëm fillimi i punëve të mira për qytetin e Mitrovicës.
Bahtiri ka theksuar se dyert e industrive dhe bizneseve janë të hapura dhe po hapen çdo ditë e më shumë për mitrovicasit.
Po ashtu Bahtiri ka shtuar se hapja e këtij terminali doganor është vetëm fillimi i ditëve të mira që e presin Mitrovicën në katër vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Një lajm i mirë na erdhi nga Qeveria Kurti
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dhënë autorizim për hapjen e Terminalit Doganor shtetëror në Trepçën tonë.
Po pra, dyert e industrive dhe bizneseve janë të hapura dhe po hapen çdo ditë e më shumë.
Ky është veç fillimi se çfarë ditë e presin Mitrovicën në katër vitet e ardhshme.
AB








