Pasardhësit e Jasharajve, Adem, Hamez, Shaban, Igball e Besim Jashari, në Epopenë e UÇK-së

Gjatë ditës së sotme në kazermën “Adem Jashari” u manifestua “Epopeja e UÇK-së”, shkruan Mitropol.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe pasardhësit e familjes Jashari nga Prekazi.
Familja Jashari ishte familja e cila dha shumë për lirinë e Kosovës.
Pasardhësit e kësaj familje theksojnë se janë të vetëdijshëm për peshën dhe përgjegjësinë që kanë si familje, dhe po ashtu ndihen krenarë për emrat që bartin.
Hamëz Jashari, i biri i Bekim Jasharit, postoi një foto në Facebook ku ja bashkangjiti edhe një përshkrim krenarie për emrat që ai dhe familjarët e tij i bartin.
Postimi i plotë:
Të vetëdijshëm për peshën e emrave që mbajmë, për atë që jemi dhe atë që përfaqësojmë, jemi dhe mbetemi krenar tërë jetën me luftën dhe sakrificën e familjes sonë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari.
Krahas kësaj amaneti i të parëve tonë dhe fryma patriotike në të cilën jemi rritur na obligon që me dëshirën më të madhe të kontribuojmë për shtetin tonë kurdo dhe në çfarëdo mënyre.
Lavdi!







