KFC
LAJME

Patrulla e KFOR-it vërejti katër automjete që hynë ilegalisht në Kosovë, policia ndërhyn në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për kontrabandë me mallra (kafshë) në fshatin Bube të Zubin Potokut, shkruan Mitropol.

Roadside

Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit në Zubin Potok ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.

TEB

Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit është arrestuar.

“Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.”, thuhet në raport.

Koha