PDK akuzon MASHTI-n për keqpërdorim të buxhetit: Nagavci mbi 15 milionë euro i bëri ‘rrush e kumbulla’
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe ministren Arbërie Nagavci për keqpërdorim të buxhetit shtetëror në lidhje me subvencionim e tekste dhe të mjeteve shkollore.
Sipas tij, ministria e drejtuar nga Nagavci po përsërit dështimet dhe keqpërdorimet e buxhetit shtetëror.
“Ministrja Nagavaci po shndërrohet një recidiviste edhe në dështimin edhe në keqpërdorim të buxhetit të shtetit. Është dështim kur MASHTI nuk arrin me i siguru librat për fëmijë më një shtator dhe në anën tjerët e shkel Ligjin për Arsimin Parauniversitar, i cili e parasheh se blera e librave për nxënësit bëhet përmes procesit të prokurimit.
Nëse e lexoni ligjin, atëherë e shihni që fjala subvencionim në atë ligj nuk ekziston. Nuk kemi të bëjmë me subvencionimin, por me blerje të librave për fëmijët, dhe kjo është detyrimi i MASHTI-t. Prandaj e themi që është edhe shkelje ligjore edhe keqpërdorim i buxhetit”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për medie.
Ai kërkoi nga Prokuroria që të veprojë me urgjencë për të ndaluar këtë keqpërdorim të buxhetit.
“Sa për informimin tuaj; po u jap disa të dhënat në bazë të asaj që i ka publikuar MASHTI; nga klasa e parë deri në të pestën Kosovë janë të regjistruar 119 mijë e 130 nxënës. Llogariteni vendimin e ministrisë që të subvencionohet nga 80 euro të gjithë këta, i bie që për këtë, nëse të gjithë nxënësit të subvencionohen, gjë që nuk ka ndodhur vitin e kaluar, ministria të shpenzojë vetëm nga 1 deri 5 9 milionë 531 mijë e 120 euro. Nga klasa e 6 deri 9, në Kosova janë 96 mijë 292 nxënës, me vendim e ministrisë që këta të subvencionohen me 110 euro që i bie për klasat 6 deri 9, nëse të gjithë subvencionohen, që nuk ka ndodhur vjet, të shpenzohen 10 milionë 592 mijë e 120 euro. Në total, nëse të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të 9 subvencionohen, ministria dhe qeveria do të shpenzojë 20 milionë 123 mijë 240 euro. Kjo është keqpërdorim, është zhvatje e buxhetit të shtetit.
Oferta e shtëpive botuese ka qenë vitin e kaluar, 4 milionë e 800 mijë euro. Edhe nga kjo shifër, brenda një viti ministria ka planifikuar të shpenzojë mbi 20 milionë, apo mbi 15 milionë euro të buxhetit të shtetit bëhen rrushe e kumbulla dhe për këtë prokuroria e Kosovës me urgjencë të veprojë dhe të ndalojë këtë keqpërdorim”, ka shtuar Haxhiu.
“Të gjithën nxënësit nuk janë subvencionuar vitin e kaluar. Për kësaj ka pasur edhe subvencione dhe furnizime me tekste të dyfishta. Ka pasur pabarazi dhe diskriminim. Edhe pamundësi e grupeve të të margjinalizuara, dhe këtu ka ndodhë që një pjesë e komuniteteve të marrin libra falas donacion dhe të përfitojnë nga subvencionimi… nuk kushtojnë njëjtë librat si për klasën e parë dhe të pestë dhe për klasat 6,7,8 dhe 9, ka diferencë në çmim, dhe këtë qytetari duhet ta paguajë vetë”, ka shtuar Haxhiu.