LAJME

PDK formon nëndegë në Bruksel dhe Namur të Belgjikës

Partia Demokratike e Kosovës mbajti këtë vikend dy kuvende zgjedhore në Bruksel dhe Namur të Belgjikës, për të vazhduar me shtrirjen dhe organizimin kudo që jetojnë mërgimtarët tanë.

Sipas njoftimit për media të publikuar nga Partia Demokratike e Kosovës, të pranishëm në këto kuvende zgjedhore ishin Zenun Pajaziti dhe Betim Gjoshi nga Kryesia Qendrore.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

Sekretari i PDK-së për Organizim dhe Zgjedhje, Betim Gjoshi, tha se rikthimi në secilin qytet ku jetojnë shqiptarët në mërgatë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe organizimit të Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka dëshmuar se është në shërbim të secilit qytetarë kudo që ata jetojnë.

Anëtarët e kuvendit zgjedhor në Bruksel kanë zgjedhur për kryetar Fatmir Rredhakun, ndërsa në qytetin e Namurit kryetar është zgjedhur Kujtim Bacaj.