Market Florenti
KOSOVËLAJME

PDK lëshon Deklaratë Politike – rithekson një qeveri të krijuar nga opozita

PDK, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të mbajtur sot, ka lëshuar një Deklaratë Politike prej 5 pikash, ku ndër to është zhbllokimi institucional, e ku propozohet formimi i një qeverie nga opozita, shkruan Mitropol.

KFC

Tutje, në pikën e “Qeveria e re dhe prioritetet shtetërore”, PDK kërkon të adresohet veçanërisht sektori i energjisë, si sfidë për qytetarët.

TEB

“Në këtë moment të rëndësishëm për vendin, PDK thekson nevojën urgjente për një qeveri funksionale, që ofron zgjidhje reale për sfidat që po kalojnë qytetarët dhe shteti i Kosovës – posaçërisht me sektorin e energjisë. PDK, duke e llogaritur partinë që doli e para në zgjedhje si përgjegjëse për keq-qeverisje dhe stagnim shtetëror, rithekson përsëri se zgjidhja më optimale në këtë periudhë do të ishte formimi i një qeverie nga partitë që deri më 9 shkurt ishin në opozitë, një qeveri me përgjegjësi, profesionalizëm, vullnet për bashkëpunim dhe ide të qarta.”, shkruan kjo parti.

Koha