Aurora Group
02LAJME

PDK mban tubimin përmbyllës të premten në palestrën “Minatori”, Hamza fton qytetarët

Ora 17:30 e ditës së premte do mbledh qytetarët që mbështesin PDK-në dhe Arian Tahirin si kandidat të saj për kryetar të Mitrovicës në tubimin përmbyllës të fushatës.

Kryetari aktual i komunës, Bedri Hamza ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive.

Medi

Postimi:

Qytetarë të dashur të Mitrovicës,

Kemi kaluar javë me përplot takime, biseda, përkrahje dhe momente të jashtëzakonshme gjatë kësaj fushate. Së bashku e kemi ndarë vizionin tonë për Mitrovicën.

Tani ka ardhur momenti të mblidhemi për ta përmbyllur fushatën me dinjitet, besim dhe unitet qytetar.

Të premten, më 10 tetor, në orën 17:30, ju ftoj në tubimin përmbyllës të fushatës sonë në Palestrën Sportive “Minatori”.

Mitrovica vazhdon me Arian Tahirin! #PDK191

Active 1