Aurora Group
KOSOVËLAJME

PDK merr vendim: Pezullohen të gjitha aktivitetet politike të parapara të mbahen sot

 

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që të gjitha aktivitetet politike të parapara të mbahen sot të pezullohen, njofton Mitropol.

Market Florenti

Një vendim i tillë ka ardhur pas vdekjes së dy zyrtarëve të kësaj partie në qytetet e Pejës respektivisht Deçanit.

Nga PDK njoftojnë se në nderim dhe në resepkt të viktimave do të pezullohen të gjitha aktivitetet e parapara të mbahen sot.

Njoftimi i plotë:

Ndarja e papritur dhe tragjike nga jeta e Astrit Ademajt dhe Blerand Kadrijajt na ka tronditur rëndë të gjithëve. Në shenjë nderimi dhe respekti për ta, Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që sot të pezullojë të gjitha aktivitetet e saj politike anembanë vendit.

Weelnes