Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

PDK në Mitrovicë kërkon përfshirjen e një ekipi mbikëqyrës ndërkombëtar për fletëvotimet

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Ferdi Kadriu, pas publikimit të letrës nga kompania CETIS, e cila ka kryer shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale, tha se vlerësojnë se sqarimi i ofruar nuk është i mjaftueshëm dhe ngrit më shumë dilema se sa zgjidh.

Për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve në vullnetin e tyre politik, ai tha se kërkojnë:

Weelnes

1. Auditim të pavarur teknik të të gjitha fletëvotimeve të prodhuara për këtë proces.
2. Verifikim të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes së materialit zgjedhor.
3. Përfshirjen e një ekipi mbikëqyrës ndërkombëtar, në mënyrë që hetimi të jetë i paanshëm dhe profesional.
4. Transparencë të plotë nga të gjitha institucionet përgjegjëse deri në sqarimin përfundimtar të çështjes.

Postimi:

MBI PRETENDIMIN PËR “GABIM TEKNIK” NË FLETËVOTIMET E BALOTAZHIT

Pas publikimit të letrës nga kompania CETIS, e cila ka kryer shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale, vlerësojmë se sqarimi i ofruar nuk është i mjaftueshëm dhe ngrit më shumë dilema se sa zgjidh. CETIS është kompani ndërkombëtare me standarde të larta të kontrollit të cilësisë dhe përvojë shumëvjeçare në prodhimin e materialit zgjedhor. Prandaj, pretendimi për një “gabim teknik” të këtij niveli kërkon verifikim të pavarur dhe jo vetëm konstatim formal.

Është e vështirë të pranohet se një gabim i tillë ndodh për herë të parë, veçanërisht kur ai paraqitet vetëm në Mitrovicë dhe ndikon drejtpërdrejt procesin e rezultatit zgjedhor. Gjithashtu, fakti që ky “gabim” shfaqet në nivel të vendvotimeve dhe qendrave të votimit njëkohësisht, është i pazakontë dhe kërkon auditim teknik të plotë.

Pjesëmarrja e lartë në balotazh, në kundërshtim me trendin 25-vjeçar në Kosovë ku balotazhi zakonisht ka pjesëmarrje më të ulët se raundi i parë, përforcon nevojën që këto rrethana të shqyrtohen me seriozitet dhe transparencë të plotë.

Për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve në vullnetin e tyre politik, kërkojmë:

1. Auditim të pavarur teknik të të gjitha fletëvotimeve të prodhuara për këtë proces.
2. Verifikim të zinxhirit të prodhimit dhe shpërndarjes së materialit zgjedhor.
3. Përfshirjen e një ekipi mbikëqyrës ndërkombëtar, në mënyrë që hetimi të jetë i paanshëm dhe profesional.
4. Transparencë të plotë nga të gjitha institucionet përgjegjëse deri në sqarimin përfundimtar të çështjes.

Besimi në zgjedhje është themeli i stabilitetit demokratik. Çdo dyshim që prek këtë themel duhet trajtuar me përgjegjësi të plotë institucionale, pa presion dhe pa nxitim.

Ne mbrojmë vetëm një parim:
Vullneti i qytetarëve duhet të jetë i pacënueshëm!
#MitrovicaneRivotim

Premium Store