
Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se fushata e PDK-së do të nis të mërkurën në qytetin e Prizrenit, shkruan Mitropol.
Hamza tha se koha për fjalë ka përfunduar dhe se ka ardhur koha për të vepruar.
Postimi i plotë:
Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar.
Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë.
Ju ftoj të na bashkoheni!
Bashkë. Përpara. #PDK130








