Medi
KOSOVËLAJME

Peci: Do i ndihmojmë bujqit me 36 cent për litër të naftës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se përkundër rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, qeveria Kurti, sipas tij, iu është kundërpërgjigjur me rritje enorme për bujqit dhe fermerët.

Peci tha se kanë në dispozicion 50 milionë euro vetëm në kategorinë e subvencioneve, teksa tha se shpejtë do të bëjnë hapjen e thirrjes edhe në kategorinë e granteve.

Premium Store

“Për herë të parë, fermerët dhe bujqit do të subvencionohen me naftë dhe vlera do të jetë rreth 5 milionë euro duke kalkuluar kompensimin për litër naftë prej 0.36 cent”, ka thënë Peci në një konferencë për media.

Peci tha se gruri, misri, patatja dhe fasulja janë konsideruar si produkte primare këtë vit, pasi sipas tij, kontribuojnë në rezervave shtetërore, teksa bëri thirrje për mbjellje të çdo pëllëmbe të tokës së Kosovës.

Koha