Peci e emëron tezaken e Vjosa Osmanit Zëvendësuese të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë

Tezajka e presidentes Vjosa Osmani, Venera Çerkini, sot është emëruar Zëvendësuese e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Vendimi për emërimin e saj, të cilin e ka siguruar “Demokraci”, është nënshkruar na ministri Faton Peci, i cili drejton partinë Guxo që është themeluar nga Vjosa Osmani.
Ky është avancimi i dytë që i bëhet Çerkinit në këtë ministri.
Më herët, ajo ishte zgjedhur Drejtore Ekzkutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Edhe në ketë pozitë, ajo nuk ishte zgjedhur në mënyrë meritore, pasi që në konkursin që ishte mbikëqyrur nga britaniket Çerkini nuk ishte në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin.