Peci e Ferizi inspektojnë punimet e sistemit të ujitjes në Vushtrri e Mitrovicë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka parë nga afër nisjen e punimeve për ndërtimin e kanalit të sistemi të ujitjes në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë si dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes në fshatin Pirç të komunës së Mitrovicës.
Kostoja e këtij projekti është mbi 342 mijë euro, ndërsa gjatësia e kanaleve është 6120 metra. Ministri Peci tha se falë këtij projekti po zgjerohet sistemi i ujitjes në 150 hektarë tokë. Ai shtoi se shpreson që ky investim t’i ndihmojë fermerët në prodhimtari.
Ndërkohë, kanali i fshatit Sfaraçak është rreth 2 500 metra i gjatë që mbulon një sipërfaqe prej 200 hektarë.
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se krahas këtij investimi kapital, bujqit në Vushtrri kanë përfituar edhe 2.6 milionë euro grante./KlanKosova/