
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se pas përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Sitnica, gjendja ka filluar të përmirësohet në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Peci falenderoi të gjitha ekipet që u angazhuan për të kontribuar në këto ditë të vështira.
Postimi i plotë:
🙏 E kaluam edhe këtë sfidë, bashkë.
Pas përmbytjeve të shkaktuara nga lumi Sitnica, gjendja ka filluar të përmirësohet. Megjithatë, pasojat na kujtojnë sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri-tjetrit në momente të vështira, si njerëz dhe si institucione.
Falënderoj Shtabin Emergjent, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, dhe çdo vullnetar që pa u kursyer dha kontributin e tij, po ashtu shoqatatat, kompanitë, grupe të organizuara dhe qytetarët me zemër të madhe.
Të bashkuar për Mitrovicën, në kohë të vështira dhe në ditë të mira. ❤️







