Dukato 2
02LAJME

Peci “i vardiset” Kurtit, e quan “ura e Albinit” urën e re në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, e ka quajtur urën e re mbi lumin Ibër “ura e Albinit”, ministër i të cilit ishte, e të cilit vazhdon t’i “vardiset” si partner koalicioni në zgjedhjet qendrore.

Në një video bashkë, Peci e Durmishi kanë ftuar qytetarët për datën 24 që të mblidhen për t’i ndezur dritat në këtë urë të re të këmbësorëve.

Medi

“Jemi këtu nga ura më e bukur në Kosovë, ura e Albinit, bashkë me kolegun tim ministrin Hysen Durmishi që lehtësoi jetën e qytetarëve të Mitrovicës me investimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe ndërtimin e urës më të bukur në Kosovë”, ka thënë Peci në video.

Kujtojmë se ndërtimi i kësaj ure ishte projekt i kahershëm dhe se marrëveshja për ndërtimin e saj u bë në Bordin Ndërkomunal të Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut./Mitropol/

Weelnes