
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka bërë të ditur se vazhdon të jetë i hapur aplikimi për Subvencionet 2024, në blegtori.
Peci ka thënë se shuma e subvencionimit varet nga lloji i kafshës.
Më tej, ai tregon se lopët qumështore, do të subvencionohen me 90 euro për krerë, ndërsa për kafshët më të mëdha, siç janë buallicat me 180 euro. E ndërsa, kafshët më të vogla, si dhitë, do të subvencionohen me 30 euro.
“Dosat në riprodhim do të subvencionohen 25 €/krerë. Vazhdon subvencionimi për zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog”, shkruan ai në Facebook.