Active 2
02LAJME

Peci priti në takim ambasadorin e Britanisë, Hargreaves

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në këtë takim u diskutua për projekte konkrete zhvillimore, me theks të veçantë për investime strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Mitrovicës.

Premium Store

Peci theksoi se Mitrovica do të jetë në fokus të komunitetit të donatorëve për investime strategjike si asnjëherë më parë, duke ritheksuar angazhimin e tij që qyteti të jetë pjesë aktive e projekteve dhe iniciativave ndërkombëtare.

Komuna e Mitrovicës mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare në funksion të zhvillimit lokal dhe interesit publik.

Premium Store