EKONOMIKOSOVË

Peci takohet me Drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë: Nga qershori, 10 milionë euro grante për sistemin e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se së shpejti në bashkëpunim me bankën Botërore do të nënshkruhet marrëveshja për një grant në vlerë 10 milionë euro për investime në ujitje.

Market Florenti
Roadside

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, folën për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve bujqësore të vendit.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerë vendorë e ndërkombëtarë për të zbatuar projekte dhe iniciativa të përbashkëta që për qëllim kanë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, tha Peci.