Pellini
KOSOVËLAJME

Penguan faljen e xhumasë në një xhami, arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë penguar ritin e faljes së namazit të xhumasë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur të premten, në Podujevë.

Premium Store

“Podujevë 26.05.2023 – 13:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati”, thuhet në raport.

Siç bëhet e ditur në raport, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit.

Premium Store