Dukato 2
KOSOVË

Pensionohet Dr. Ilirjana Gashi pas mbi 40 vitesh shërbim

Pas më shumë se 40 viteve shërbimi dhe përkushtimi ndaj pacientëve, sot është pensionuar Dr. Ilirjana Gashi, specialiste e Dermatologjisë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm dhe kujdesin e vazhdueshëm që ua ka ofruar pacientëve për më shumë se katër dekada.

Dukato 1

“Falënderojmë sinqerisht Dr. Ilirjanën për punën e çmuar dhe i urojmë shëndet, qetësi dhe gëzime në kapitullin e ri të jetës.

Faleminderit për gjithçka, Doktoreshë!“, thuhet në reagimin e spitalit./Mitropol/

Active