
Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë dje ishte nikoqir i ceremonisë së pensionimit të njërës nga pishtaret e arsimit mitrovicas, profesoreshës, Sevime Zasella, shkruan “Mitropol”.
Pas 42 vitesh me ditar në dorë, profesoresha Zasella, mësimdhënësja me përvojë dhe profesionalizëm të gjatë festoi ditëlindjen e 65-të dhe e la ditarin në raftet e shkollës, bashkë me kujtimet e bukura që ua krijoi studentëve të saj.
Ushtruesi i detyres së drejtori të shkollës, Vesel Sahiti, në emër të kolektivit e falënderoi dhe i dhuroi një dhuratë modeste për meritat dhe angazhimin jetësor në misionin fisnik të mësimdhënies.
Kolektivi i shkollës e uroi për ditëlidnje profesoreshën Zasella poashtu edhe pensionimin e saj./Mitropol/








