Medi
02LAJME

Për duartrokitje: Firma mitrovicase “12 Vëllezërit” pastroi Xhaminë Qendrore nga vërshimet

Bodrumi i Xhamisë Qendrore “Isa Beg” në Mitrovicë dje ishte i vërshuar tërësisht nga niveli i madh i ujit që kaploi tërë qytetin.

E në ndihmë ndaj xhamisë doli firma mitrovicase “12 Vëllezërit” e cila e pastroi vullnetarisht tërë bodrumin e xhamisë, duke i larguar ujërat që kishin depërtuar thellë në objekt, shkruan “Mitropol”.

Dukato 1

Veç objektit të xhamisë, firma nga Kçiqi po u ndihmon për ‘këndellje’ nga vërshimet edhe banorëve nga Broboniqi e Koshtova, si dhe po ndihmon në largimin e ujit edhe nga objekti i Omni Sportit.

Në ndihmë qytetarëve dje u kanë dalë edhe shumë firma tjera lokale./Mitropol/

Active 1