Për një vit një grua u ngacmua nga një burrë në Mitrovicë veriore, merr trajtim mjekësorë nga stresi i shkaktuar

Raste të ngacmimit, sulmit e dhunës ndaj grave në vendin tonë raportohen në vazhdimësi, gjë e cila po bëhet mjaft shqetësuese, shkruan Mitropol.
Dje një grua ka raportuar se për më shumë se një vit u ngacmua nga një person i dyshuar.
Për shkak stresit që i shkaktoi i dyshuari, viktima tha se ka marrë trajtim mjekësorë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.







