Medi
KOSOVËLAJME

Për shkak të vrasjes së 18 vjeçares nesër organizohet protesta e grave nga Kosova

Gjatë ditës së nesërme do të organizohet protesta kundër “sistemit patriarkal” paralajmrojnë organizatat që mbrojnë të drejtat e grave në Kosovë, shkruan Mitropol.

Kjo protestë do të organizohet në qytetin e Ferizajit në ora 12:00, dhe vjen si pasojë e vrasjes së një vajze 18 vjeçare nga qyteti i Ferizajit.

Aurora Group

Organizatorët paralajmrojnë së nisja për pjesmarrësit në protestë do të bëhet edhe nga Prishtina me fillim nga ora 10:30.

Njoftimi i plotë:

Dje, në qytetin e Ferizajit, edhe një grua u vra në mënyrë arbitrare, për t’u dërguar pa jetë në spitalin e qytetit. Ky rast i femicidit, është përveç që është duke e shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale, është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet.

Të mllefosura/ur nga ky rast dhe realiteti i frikshëm në të cilin jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, ne do të protestojmë nesër pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional. Ky rast, sikundër rastet e mëhershme të vrasjes së grave, nuk është rast i izoluar. Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.

Kjo protestë ka disa kërkesa konkrete:
1. Adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit për të cilën votuan të gjithë deputetët tanë
2. Dënim maksimal për vrasësit;
3. Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat;
4. Trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Nisja nga Prishtina bëhet në orën 10:30, nga parkingut përballë RTV 21. Transporti Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas do të sigurohet për të gjithë të interesuarat/it, dhe luteni që të na shkruani në faqen tonë të Facebookut.

*Protestueset/it duhet t’i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Active