Aurora Group
02EKONOMI

Përderisa Mitrovica i ngriti çmimet e tostit dhe kafesë në 0,70€, Vushtrria filloi t’i zbresë në 0,50€

Çmimi për një kafe në Mitrovicë nga dje është 0,70 cent. Njejtë kushton edhe tosti tash e dy muaj.

E kjo ngritje e çmimeve nga ana e bizneseve nuk u prit edhe aq mirë nga qytetarët. Mirëpo, pronarët e bizneseve e arsyetuan vendimin e tyre duke thënë se kjo po ndodhë për shkak se është rritur çmimi i produkteve bazë, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Njejtë si Mitrovica për çmimin e tostave kishte vepruar më parë edhe Vushtrria.

Por, disa nga tosteritë e këtij qyteti tash kanë filluar t’i zbresin çmimet ashtu siç ishin dikur, pra nga 0,70€ në 0,50€.

Këto ndryshime të çmimeve e rrisin konkurrencën në treg. Nuk dihet nëse një shembull të tillë do e ndjekin edhe lokalet në Mitrovicë./Mitropol/

Weelnes