
Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara, vizituan organizatën mitrovicase “RINAS”, shkruan Mitropol.
Në këtë takim ata u pritën nga drejtori ekzekutiv i organizatës, Liridon Kurti.
Përfaqësuesit e KB, vlerësuan lartë angazhimin e “RINAS” për të mirën e komunitetit në Mitrovicë.
Për këtë takim njoftuan vet përfaqësuesit e RINAS përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Gjatë ditës së sotme Drejtori Ekzekutiv i OJQ”RINAS” pati takim me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara në Mitrovicë.
Në takim u diskutua në lidhje me aktivitetet e Organizatës tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona. Përfaqësuesja e UN e vlerësoi lart punën tonë dhe gatishmërinë për thyerjen e barrierave ndëretnike nëpërmjet edukimit.
Të dyja palët u dakorduan që takimet të vazhdojnë dhe bashkëpunimi të rritet edhe më shumë në të ardhmen.








